Kishin vajt në mbështetje të banorëve në Shkozë, por ja çfarë i thotë njëri prej tyre deputetit Paloka
Disa deputetë të PD-së shkuan sot në Shkozë në mbështetje të banorëve që po iu prishen shtëpitë, dhe prania e tyre atje është shoqëruar me një incident ku njëri prej banorëve në bisedë e sipër i ka thënë Palokës të mos shkojnë për show pranë banorëve pasi plani për prishjen e shtëpive është bërë nga qeveria Berisha.
Ja debati mes të dyve:
Banori: Boll bëtë show! Sepse plani që na nxori jashtë është i juaji, i qeverisë tuaj.
Paloka: Si?
Banori: Ju s’keni hallin e popullit, ju bëni politikë. Hajde vazhdoni tani.
Paloka: Ç’a the ti, ç’a the?!
Deputetët e tjerë: Edi, Edi, prit
Pas kësaj deputetët e tjerë të PD-së kanë ndërhyrë duke larguar Palokën.
Total 0 Votes
0
0
