Basha/ Dhëndri i Qazim Sejdinit e goditi me blind Policinë
Lulzim Basha ka deklaruar sot se “kur krimi i veshur me pushtet dhunon vetë Policinë, Vetingu duhet të nisë nga Kryeministri, ministri i Brendshëm e kryebashkiakët të bërë njësh me bandat.”
Deklarata e tij është nxitur nga denoncimi i një qytetari, i cili në një mesazh dërguar bashës dhe publikuar prej kryetarit të PD, shkruan:
“Kryetar, mirmbrema.
Sot ne Elbasan dhendri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari me Suel Celen me makine te blinduar kane goditur makinen e zv.drejtorit te policise Elbasan. Kjo pasi nje pike kontrolli ka kontrolluar disa ushtare te tyre.”-perfundon mesazhin banori.
Total 0 Votes
0
0
