Veliaj shkatërron 150 shtëpi në Tiranë

Aktualitet

Dhjetëra policë të armatosur dhe forcat speciale kanë rrethuar banesat e tyre dhe i kanë nxjerrë jashtë. Gjithçka kishte të bënte me aksionin për prishjen e banesave të tyre.

Ardhja e tyre ka qenë e papritur për banorët të cilët ishin duke pritur të enjten për të bërë një marrëveshje me shtetin, por sot atyre kanë nisur tu prishen banesat.

Janë 153 shtëpi në zonën e Shkozës së Tiranës që do tu prishen ndërtesat e ngritura edhe para viteve ’90, e që janë me dokumente të rregullta. Por nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një reagim të tij të ditës së diel u shpreh se këto banesa ishin pa leje ndërtimi.

Banorët janë të revoltuar për prishjen e shtëpive të tyre, ndërsa ende nuk dihet se sa dhe si do të dëmshpërblehen nga shteti. Ajo që u është thënë deri më tani është vetëm fakti se bashkia do të u japë një bonus qiraje për disa muaj.