Rama nuk heq dorë nga çitjanet dhe çorapet e kuqe në mbledhje Qeverie. Video
Kryeministri Rama ka thirrur sot takimin e dytë informal të qeverisë së tij, që po zhvillohet në Velipojë.
Pas ministrave ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, ku ajo që ra në sy ishte veshja e tij.
Ai ka zgjedhur të veshë një këmishë të zezë, kombinuar me çitjane të zeza dhe çorape të kuqe.
Ky është takimi i dytë i Ramës me ministrat e kabinetit të ri, pas takimit të parë në Llogara.
Në takim pritet të diskutohet mbi planin e punës me te cilin do të nise qeveria ‘Rama 2’.
Total 0 Votes
0
0
