Zgjidhet kreu i ri i Akademisë së Shkencave/ Ja emri

Aktualitet

Gudar Beqiraj do të jetë kreu i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në garë ishin matematikani Beqiraj dhe arkeologu, Myzafer Korkuti për atë të zv.kryetarit, që u votuan nga Asambleja e ASH. Ata këmbyen vendet mes tyre, sepse ligji nuk e lejon që të kandidosh dy herë rresht për këtë pozicion.

Të pranishëm në votim për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, ishin 21 anëtarë. 9 anëtarë kanë dërguar votën e tyre me postë, ndërsa në zgjedhje nuk merr pjesë akademiku Artan Fuga, i cili i ka quajtur formale dhe ka dalë hapur kundër tyre duke kërkuar ndryshime. Mësohet se zarfi i Fugës është kthyer pa votën e tij.

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave vijnë pas debateve dhe akuzave për këtë institucion, si dhe pas thirrjes që Rama bëri për zgjedhjet që i quajti farse.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments