E mira jonë Marije Turtulli/ Gëzuar ditën tënde. Foto

Aktualitet Te tjera

Sot eshte Shen Marija,

Dita e emrit te Mamase tone-shkruan ne nje status ne facebook njeri nga djemte e saj, Agroni. Maria ka punuar si ndihmes mjeke ne spitalin e Potomit dhe Gjerbes te Beratit dhe me vone ndihmes mjeke ne spitalin ushtarak ne Tirane. Ka qene nje nder pioneret e para ne fushen e mjekesise. Pas mbarimit te shkolles, i kane afruar pune ne spitalin ushtarak. I ka sherbyer popullit me perkushtim dhe nuk ka shikuar orare dhe veshtiresi klimaterike, duke qene ne nje profil me Babain tim Feti Turtulli, njekohesisht dhe bashkshorti e saj .Babai im ka punuar infermier dhe me vone farmacist. Jane njohur ne Burrel dhe pas jane martuar! Nga martesa e tyre dolen ne jete dy femijet, Pellumbi dhe Agroni !

Ne Burrel ndodhej dhe Hakiu, vellai i tij, por qe ka qene ne burg. Hakiut i tha dikush qe te lajmeronte te vellane Fetine qe te largohej sa me pare prej aty, pasi do ti hapin probleme. Prej viteve 1953-1966, jetuan ne Skrapar derisa me ne fund i sollen ne fshatin Trebinje.

Fetiu, mbasi mbaroi internimin ne Kruje bashke me vellane e tij Arefiun, nuk vajti ne fshat, por hyri ne nje kurs per shofer. Aty instruktori qelloi te ishte njeri i mire dhe nuk ja dha kursin duke i thene se pas kesaj ata do te te gjejne me kollaj . Babi beri nje shkolle 2 vjecare per infermjer dhe e caktuan ne Skuraj te Burrelit me pune ku u njoh dhe me Marien qe punonte si ndihmes mjeke-vazhdon tregimin e tij djali i vogel, Agroni.

Ne vitin 1966 ne te famshmen lufte klasash na sollen ne fshat. Çfare nuk beri pushteti dhe sigurimi i shtetit per ta ndare nga i shoqi qe ishte me prejardhe te deklasuari, por e mira Marie nuk e braktisi kurre dhe e ndoqi pas kudo qe shkoi. Ajo la Beratin dhe njerezit e saj atje dhe rendi pas dashurise se saj te jetes dhe profesionit. Pervec kushteve te keqia te jeteses dhe banimit u perballe me nje lufte verbale nga disa injorante ne fshat qe ishin ne poste kyce! Presioni i komunisteve te fshatit ishte aq i madh saqe e mira Marie kaloi per pak kohe ne depresion. Vampiret e kuq nuk ngopeshin me gjak njerezish te pafajshem dhe te ndershem dhe arriten deri atje sa nepermjet spiuneve dhe personave qe hiqeshin si te deklasuar, por qe nga ana tjeter bashkpunonin me operativat e sigurimit, ti thyenin gishtat e dores.

Marija eshte motra e aktorit te madh Thoma Rrapi i cili here pas here vinte nga Berati dhe e takonte te motren e tij ne fshatin Trebinje ku ajo jetonte.

Prej vitesh jetuan ne fshatin Trebinje te Pogradecit mes kushteve te veshtira dhe frymes se eger komuniste qe nuk u mjaftuan kurre me perndjekje dhe vuajtje te shkaktuara kesaj familje. Djemte e tyre, Pellumbi dhe Agroni ishin shembulli i fshatit dhe me punetoret e zones. Nuk iu dhane kurre arsim edhe pse shkelqenin me nota dhe sjellje. I madhi, Pellumbi, punonte ne kooperative dhe kishte fuqine e “kalit”, kurse Agroni punoi disa vite ne miniere. Asnje nje fjale nuk u ndihej ne fshat dhe i gjithe fshati i donte dhe sot akoma ruan respektin ndaj tyre. Pas shembjes se diktatures familja e Fetiut dhe Maries u shperngul drejt Kuçoves ku dhe aty shembulli i miresise dhe punes i ndoqi kudo. Kudo ku ka shkelur kemba e kesaj familje ka lene pas vetem respket dhe mirnjohje. Pas disa vitesh ne Kuçove u transferuan drejt Tiranes prane kusherinjeve te tyre, duke ndertuar nje shtepi te bukur kater kateshe dhe nje nder vilat me te bukura te lagjes. Te gjitha me djerse dhe mund emigracioni.

Djali i madh, Pellumbi, sot jeton ne Londer bashke me familjen e tij, kurse Agroni eshte sipermarres prej vitesh ne Krete te Greqise.

-I ka qendruar prane babait tone per cdo gje, pavaresisht se semundja beri punen e saj!
Per familjen tone do jete gjithmone Nena dhe Shenjtorja Maria!
E pavdekshme gjithmone ne zemrat tona! Jemi krenar qe jemi bijte e tu, Nena jone, Marie-perfundon shkrimin e tij, Agroni.

Fotografia e Agron Turtulli

Fotografia e Bledar Turtulli

Fotografia e Agron Turtulli

Fotografia e Bledar Turtulli

Fotografia e Bledar Turtulli

Fotografia e Agron Turtulli

Fotografia e Agron Turtulli

Fotografia e Agron Turtulli

Fotografia e Agron Turtulli

Fotografia e Agron Turtulli

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments