Shpetim Idrizi: Për çdo parti që del e para në 25 Qershor ofrojmë këto kushte për koalicion

Aktualitet Te tjera

Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së ka folur për herë të parë për aleancat e mundshme të partisë së tij, për qeverisjen e ardhshme.

Në situatën kur duket se dy partitë e mëdha që garojnë pa koalicione, e kanë të vështirë që të kapin të vetme 71 deputetë, nevoja e mandateve të partive më të vogla siç është ajo e çamëve merr rëndësi të veçantë.

Për Idrizin është e sigurt, se cilado parti që do të dalë e para pas votimit të 25 Qershorit do të ketë nevojë për mandatet e forcës që ai drejton. Por për këtë shërbim, Idrizi ka vendosur edhe 3 kushte.

“Çdo parti që do të dalë e parë nga këto zgjedhje dhe do ketë nevojë për ne kemi gati 3 kërkesa:

Zgjidhja e Çështjes Çame, Ministria e Diasporës dhe ligji për referendumet, deklaroi mbrëmë kreut të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi.