Kryetar i Degës së PD në Britani, Naim Hasani ju bën thirrje gjithë demokratëve të vijnë të votojnë për PD. FOTO

Aktualitet Te tjera

Nga dita e hene kam kenaqesine te jem mes demokratëve të Shkodrës dhe Malësise se Madhe ne mbeshtetje te fushatës se kandidatëve për deputetë te Partise Demokratike, ne zgjedhjet parlamentare te 25 Qershorit. Entuziazem dhe mikpritje e shkelqyer ne çdo takim elektoral dhe vleresim e mbeshtetje per programin e PD dhe Republiken e Re. Ne dy ditet e fundit kam assistuar ne nje numer takimesh te kryesise se PD ne Shkodër dhe ne shtabin elektoral.

Sot me shume se kurre eshte nevoja per nje ndryshim rrenjesor ne Shqiperi, per tju larguar vuajtjeve dhe mjerimit te tejskajshem te shqiptarëve dhe per ti thene jo brektisjes se vendit, per nje shprese me të mire ne Europe. Pershendes dhe ju uroj suksese dhe fitore te gjithë kandidatëve të PD ne Shkodër. Falenderoj kryetarin e PD Z. Lulzim Basha per ftesen per te kontribuar ne fitoren e PD ne Shkodër dhe gjithë Shqiperine. Pershendes dhe falenderoj perzemersisht kryetarin e PD të Shkodres z. Ramiz Conaj dhe nenkryetarin z. Bujar Hoti dhe gjithe anetaret e kryesise dhe shtabit elektoral per angazhimin. Mbreme isha prezent dhe pershendeta mitingun permbylles të PD ne Malesi te Madhe dhe mbeshtes fort dhe i uroj fitore te thelle kandidatit per deputet Z. Anton Koka.

Nje miting shume impresionues dhe me pjesmarrje masive ishte takimi i djeshme ne Koplik. Si Kryetar i Deges se PD ne Britani, ju dergoj nje ftese te drejtperdrejte te gjithe bashkardhetarëve qe jetojne ne Britani nga e gjithe Shqiperia, dhe sidomos atyre qe Kane lindur dhe Jane rritur ne Shkodër dhe Malesi te Madhe te kontribuojne ne nje fitore te Partise Demokratike dhe deputetëve te saj, duke marre pjese ne diten e votimit por edhe duke ju shpjeguar dhe bindur familjarët e tyre, nevojen emergjente per nje ndryshim rrenjesor qe garantohet vetem nepermjet votes per PD dhe perfaqesuesit e saj ne parlamentin e pas 25 Qershorit.

Nje udhetim ne Shqiperi per te votuar ndoshta eshte i kushtueshem duke pare impenjimet e perditshme ne Britani por nje telefonate dhe nje bisede e ngrohte dhe bindese me familjarët ketu ne Shqiperi eshte obligim per atdheun tone ku kemi lindur, per origjinen tone, pamvareshit vendit ku ne jetojme dhe kemi pasur fatin të behemi qytetarë. Vellezer dhe motra, kontriboni sa te jete e mundur ne menyre te drejtperdrejte per Shqiperine qe duam, per nje ardhme me te mire per te gjithe familjarët qe ne keni ketu. Rrofte Shqipëria. Zoti i bekofte Shqiperine dhe shqiptarët.

Fotografia e Naim Hasani

Fotografia e Naim Hasani

Fotografia e Naim Hasani

Fotografia e Naim Hasani

Fotografia e Naim Hasani

Fotografia e Naim Hasani

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?