Reagon Ministrja e re/ Lajme të pavërteta. Nuk do të firmosë asnjë tender deri në fund të mandatit

Aktualitet

Pas lajmeve të pavërteta që qarkulluan në mediat qeveritare se ditën e parë të punës e kishte nisur me një tender, ka reaguar vet ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha.

Përmes një njoftimi për mediat, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë bën me dije se ministrja Kërtusha ka shfuqizuar urdhrin e ish-ministres Olta Xhaçka që i kalonte kompetencat Sekretarit të Përgjithshëm.

“Ky është një reagim për disa lajme të pavërteta që qarkullojnë në media. Po bëjmë të ditur se vendimi i Ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë sot është për shfuqizimin e një urdhëri të ish-ministres e cila ia kalonte kompetencat e saj Sekretarit të Përgjithshëm.
Shfuqizimi i këtij urdhëri absurd bëhet për të mbyllur cdo mundësi abuzimi nga administrata për interesa elektorale. Ministër Kertusha nuk do të firmosë asnjë tender deri në fund të mandatit të saj dhe do të angazhohet për sigurimin e transparencës, standarteve dhe ndalimit të cdo lloj abuzimi”
, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?