Galdini/ Një leksion amerikan për Edi Ramën dhe këdo tjetër që flet e mendon si ai.
Opozita nuk eshte gjendje elektorale.
Opozita eshte gjendje sociale, politike, historike dhe kulturore.
Gara elektorale, pra vetem gara elektorale, percakton rolin e fuqine e gjendjen e Opozites.
Gara ku Opozita ne konkurim, mund edhe ta asgjesoje nje Opozite, per ti dhene jete tjeter Opozite…
Por gara ama. Gara ku Opozita eshte konkurente. Jo votimet ku Opozita nuk eshte pjesemarrese.
Perndryshe, po sjell nja dy shembuj:
1. MEK apo muxhahedinet konsiderohen si Opozita Iraniane nga SHBA dhe BE.
Si mendoni ju, pse konsiderohen ata si Opozite nderkohe qe ata kane dekada qe nuk jane pjese e proceseve te votimeve qe behen ne Iran?
2. Opozita Siriane, qe sot po lufton kunder Rregjimit te Asadit, nuk ka mare pjese prej vitesh ne votime ne Siri, ama SHBA dhe BE e konisderojne zyrtarisht si Opozite.
Ka edhe shembuj te tjere.
Opozita nuk tjetersohet as sajohet, as asgjesohet pa gare e pa zgjedhje…
PD dhe Koalicioni Opozitar sot jane e vetmja Opozite.
Pike.
Ne jemi Opozita dhe jemi ketu.
Ose do te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme ne kete vend, ose do te kete perballje.