Nga Kreshnik Çollaku/ Ariun dhe Shumicën e vret pesha e vet

Analize

Nuk e kam pëlqyer kurrë gjuetinë,më duket shumë mizore. Por shpesh, është intresante të flasësh me gjahtarë. Tregojnë histori të bukura edhe kur nuk thonë të vërteta. Sidoqofte, një nga këto histori më ka mbetur në mënyrë të çuditshme në mendje.

Dikur, një gjahtar më tregonte se një ndër kafshët më të vështira për tu gjuajtur ishte ariu. Ariu ka lëkurë të trashë dhe shumë muskul. Është kafshë që nuk ka frikë,kur sulmon e bën me gjithë vrull e nerv.Jo çdo plumb e vret dhe duhet qëlluar saktë për ta vrarë. Duhet qëlluar në kokë mes syve, ose në zemër.
Çdo plagë tjetër e tërbon më keq dhe një plagosje shton më tej rrezikun se në gjah mund të kthehet gjahtari. Sulmi tij është i çmendur e nuk di të ndalet.

Në Tiranën politike ka krizë. Opozita ka ngritur një Çadër si shenjë se zhvillimi politik i vendit ka ndalur. Mediat, analistët, vëmendja e qytetarëve është mbërthyer aty. Dhe ata që e mbështesin dhe ata që mallkojnë Çadrën, nuk e shmangin dot. Qeveria dhe Kryeministri luajnë në ekstremin e energjive dhe mundësive për ta injoruar, përçmuar çadrën.
Çadra është bërë simboli dhe shtatmadhoria e liderit të ri të Opozitës. Dyshimi ia le vendin çdo ditë bindjes se ai kërkon një Republikë të Re.
Republike e Re si shërim i paudhësive 27 vjeçare të një Demokracie herë të çalëe, herë paplotë, herë të keqkuptuar..që të gjithë, të ditur e të paditur, e quajmë Tranzicion.

Gjahtarët kur tregojnë metodat e gjuajtjes së ariut, rrëfejnë shumë mënyra.Disa flasin për gropa të thella në pyll ku ariu mund të bjerë dhe pastaj qëllohet nga sipër. Kjo duket e komplikuar. Të tjerë për organizime grupesh për gjuajtjen e tij. Arma e një gjuhetari të vetëm nuk e vret. Ata tregojnë se më efikaset në gjuëtinë e ariut janë indianet e vjetër të Amerikës.

Në Tiranë situata politike çdo orë rëndohet. Kryeministri dhe drejtuesi i shumicës parlamentare refuzon kokfortshëm kërkesën e opozitës. I sigurtë se keqqeverisja e katër viteve,ekonomia në sgrip, ikja masive nga vendi, gjendja e rëndë e kriminalitetit nuk e dëmton. Nuk e dëmton për sa kohë ka sigurar mekanizmin e ri të fitoreve të thella. Blerja e votës është kthyer në industri.
Përfliten disa miliardë në euro. Kombinim perfekt me varferinë ekstreme.
Ideja cinike se me euro mund të blesh varfërinë e dinjitetin e kujtdo, nuk është vetëm ide. Lideri maxhorancës ka një projekt konkret deri në detaje.
E pamundur të mos funksionojë.

Gjahtarët rrëfejnë se indianët e vjetër përdorin një teknikë të thjeshtë për të vrarë ariun. Një heshtë druri të fortë me majë në lartësinë e njeriut. Ndryshe nga çdo strategji pritëse, ky lloj gjahtari e kërkon prehën. Në këtë variant është gjahtari që i ofrohet gjahut. Ariu e ndjek dhe e sulmon. Beteja duket e pabarabartë. Gjahtari ka vetëm një heshtë druri. Pesha fizike e gjahtarit është sa gjysma e ariut. Madje preferohen gjahtarë me trup të imët. Gjahtari gjen një terren të fortë, tokë ose shkemb ku të mbështetet. Mban drejtuar heshtën e drurit me majë të mprehtë dhe qëndron në pritje. Ariu sulmon vrullshëm. Pesha e forca e tij e tejkalon gjahtarin.

Në Tiranë gjithçka është në kontroll të shumicës. Çdo institucion, media, të varur e të pavarur jane klientë të qeverisë. Propaganda dhe eurot me destinacion të përcaktuar mpijnë e blejnë çdo reaksion ndaj shumicës.
Ligji është vetëm nëse atë e zbaton shumica.
Për pak javë ka një datë zgjedhore. Shumica është e bindur të shkojë e vetme. Shpërfill kërkesën e opozitës për rregulla loje.
Tallet e përçmon atë.
Sëndërton projektin për asgjësimin e opozitës.
Mendjendriturit në shërbim shtrojnë platformën ideologjike. Opozita e mbaroi misionin historik. Zgjedhjet pa opozitë mund të jenë të ligjshme. Kushtetuta nuk parashikon zgjedhje pa opozitë. Kushtetuta nuk parashikon as rilindjen e Diktaturës, gjithashtu.
Opozita qëndron.
Opozita shpall një fe të re dhe me të lashtën. Besimin tek e Drejta dhe e Vërteta.
Shumica nuk e kishte përfshirë në llogari besimin e ri. Kapet e papërgatitur. Pesha e madhe dhe etja për më shumë e zhvendosin për inerci. Kapin institucionin e vetëm të mbetur, zgjedhin presidentin me një sallë të përgjysmuar. Refuzojnë çdo lloj kompromisi me opozitën. Porosisin një opozitë fasade. Jane të trembur e të pasigurtë se çpo bëjnë, por nuk ndalen dot. Pesha e madhe i tërheq për inerci.
Nxjerrin listat. Mediokër të pasur, dhe entuziastë naivë gëlojne në to. Emërojnë një Opozitë Fasadë. Po shkojnë drejt zgjedhjeve për të fituar një betejë pa rivale në fushë. Janë të sigurtë çdo të bëjnë deri në diten e zgjedhjeve…askush nuk ka menduar çdo të ndodhë të nesërmen.

Gjahtari i mbeshtetur fort në tokë pret sulmin final. Ariut, pesha e madhe dhe inati ia shton vrullin e sulmit. Ariu kërkon të fshijë çdo gjë i del përpara, me sytë e errur nga tërbimi dhe epërsia fizike.
Ariu sulmon, gjahtari është në tokë.
Por heshta është ngritur.
Në goditjen fatale për ta shtypur gjahtarin ariu bie sipër heshtës. Heshta e brishtë  ka shënjestruar zemrën e ariut. Heshta e shpon dhe pesha e ariut e ndihmon efektin e saj duke e kaluar përtej dhe duke lënë të ngordhur në vend kafshën.
Pesha e ariut dhe vrulli sulmit të tij ishin aleati më i mire i gjahtarit të brishten, por me zemër të fortë.

*Opozita lajmëron se nuk terhiqet ndaj sulmit te vrullshëm e peshës së rëndë të shumicës.
Opozita pret,me qetësi dhe zemër të fortë.
E mbështetur fort në tokë dhe me heshtën lart..si gjahtari i lashtë indian.
Shumica si dhe Ariu fundin e ka të paracaktuar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?