Fiorentina ka bërë një përmbysje të madhe pasi ka mposhtur 5-4 skuadrën zikaltër/ Video

Sport

Skuadra e drejtuar nga Sousa ka bërë një përmbysje të madhe pasi ka mposhtur 5-4 skuadrën zikaltër.

Një lumë golash në “Artemio Franchi” ku deri në sekondat e fundit Fiorentina i është frikësuar një ripërmbysje nga ana e klubit të Interit.

Golat për Interin i shënuan Icardi (34’, 88′ e 90′) dhe Perisic (29’), ndërsa për Fiorentinën realizuan: Matias Vecino (23’ e 64’),  Khouma Babacar (70’ e 79’) si dhe Davide Astori (63’).

Kujtojmë se Fiorentina humbi edhe një penallti. Federico Bernardeschi dështoi nga pika e bardhë në minutën e 52’.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?