KQZ shtyn sërish datën e regjistrimit të koalicioneve duke shkelur Kodin Zgjedhor

Aktualitet

19 prilli do të duhej të ishte data e fundit kur palët të regjistroheshin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si pjesë e koalicioneve garuese për zgjedhjet e 18 qershorit por kjo nuk do të ndodhë.

Për shkak të situatës politike dhe ngërçit mes partive, ku opozita prej me shumë se 2 muajsh kërcënon me bojkot të zgjedhjeve, duket se të gjitha afatet e përcaktuara në Kodin zgjedhor do të shkelen, duke treguar edhe njëherësh një shkallë të lartë papërgjegjshmërie në respektimin e disa ligjeve si ky kod i cili është miratuar me jo me pak se 84 vota në parlament.

Pas tejkalimit të 10 prillit si data limit kur partitë mund të regjistroheshin për zgjedhje, tashmë digjet dhe 19 prilli si data e regjistrimit të koalicioneve. Mes aktoreve politikë po diskutohet data 2 maj si afati përfundimtar, ku nuk mund te tolerohet me shkelje.

Kjo date vjen sepse brenda 29 prillit çdo parti duhet te paraqesë listën e kandidatëve për deputet por duke qenë se kjo dite qëllon e shtunë dhe 30 prilli e diel, datat do të zëvendesohen duke bërë që 2 maji të jetë afati kur do të mësojme nëse do të ketë parti, koalicione apo kandidatë që do të marrin pjesë në zgjedhje.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments