Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg i ka refuzuar sërish tre kandidatët e Ramës
Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg i ka refuzuar sërish tre kandidatët nga Shqipëria për këtë gjykatë: Aurela Anastasi, Sokol Berberi dhe Aleksandër Muskaj.
Gjykata në fjalë, pas refuzimit të kandidaturave të paraqitura, ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe nga qeveria shqiptare që t’i paraqitet një listë e re kandidatësh.
Refuzimi i të zgjedhurve të qeverisë shqiptare nga ky institucion i rëndësishëm ndodh në kohën kur Kryeministri Rama po insiston më shumë se asnjëherë të reformojë sistemin e drejtësisë duke filluar me Vetingun dhe e ka kthyer në kryefjalën e ditës
Total 0 Votes
0
0
