Futbolli pushtohet nga droga dhe bastet. Nisin hetimet

Sport

Futbolli i San Marinos pushtohet nga skandalet. Rrethit vicioz të basteve të jashtëligjshme, duket se nuk i ka shpëtuar dot as një vend i vogël siç është San Marino. Liga modeste e këtij kampionati është vënë nën hetim nga ana e autoriteteve vendase.

Shkak është bërë një takim i luajtur në “Kupën Titano” i zhvilluar në mes të muajit Mars, ku kryesusesit e kampionatit Virtus, janë mundur nga një autogoli kundrejt skudrës se vendit të fundit në tabelën e klasifikimit San Giovani, ndërkohë që momentalisht të dy skuadrat janë jashtë kompeticionit. Fakte të çuditshme këto, për autoritet vendase dhe që i  ka bërë ata të nisin një  proces hetimor.

Përveç personave që janë thirrur për të dhënë dëshminë tyre, policia ka vendosur të bëjë një kontroll surprizë në qendrën stërvitore të Virtus dhe në fakt surprizat nuk munguan. Në makinën e portierit 22-vjeçar, uniformat blu gjetën një sasi të konsiderueshme droge.

Autoritet më të larta të Republikës së San Marionos së bashku më federatën e futbollit vendas, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për bashkëpunim si dhe për ti shkuar deri në fund kësaj ngjarjeje. Skandali pritet të marrë përmasa akoma edhe më të mëdha në ditët në vazhdim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?