Arian Galdini/ Përgënjështrim për lajmin e publikuar nga 360 gradë
Te dashur miq te 360grade,
Ne se bashku kemi patur nje bashkepunim te vyer te cilin une e vleresoj pamase dhe ju jam mirenjohes. Ndaj me duhet tju drejtohem me kete mesazh sot me shprese ne mirekuptimin tuaj.
Po, eshte krejt i vertete statusi im lidhur me mospublikimin dhe shperfilljen qe me bejne mua disa media e portale prane Opozites apo krejt te Opozites. Por nuk ka asnje vertetesi ne lajmin se une jam larguar nga Cadra apo nga beteja e qendresa ime opozitare.
Une jam ne Cader sepse i besoj asaj kauze. Do te jem aty ne qendrese te vendosur deri ne fund. Jo me larg se dje, une kam bere nje shkrim ku e konfirmoj qendrimin tim politik.
Statusi im mbi lirine e shtypit eshte nje reagim normal njerezor mbi disa media, portale e gazetare qe jane bere jo misionare te informimit publik por sekt politik brenda politikes. Keta as jane gazetare le te jene opozitare, as media, le te jene opozitare…
Keta jane sekt kanceroz politik brenda politikes. Une e kam kunddrshtine time me kete sekt politik brenda politikes te disa gazetareve e mediave, te cilet vendosin vete se cilet, cfare e si ta prezantojne si personazh, levrues, veprimtar, kontribues apo mbeshtetes te Opozitarizmit.
Kam bere nje paranjoftim pak dite me pare ku godas fenomenin e censures dhe refuzimit qe u behet publikimeve te mia nga keto media e portale prane opozites apo krejt te opozites. Ne facebook kam publikuar nje status pak dite me pare ku rrefej sesi keto media, kur une u nis shkrime e publikime te miat me emrin tim, nuk i botojne. Ndersa kur ua nis me emra te rrejshem anonime, i publikojne. Kete e kam me prove. Jo nje prove por disa. E kam testuar vete disa here qe te krijoja nje pamorame me te qarte te se vertetes.
Me pak fjale kam kuptuar e vertetuar se keto media prane opozites apo krejt te opozites, botojne shkrime te miat qe ua coj me emra te rrejshem e anonime, por nuk botojne shkrime te miat qe jane me emrin tim. Dmth, e kane me mua…
A kane te drejte keta gazetare e keto portale e media te me refuzojne mua e te me shperfillin e mospublikojne?
Sigurisht qe po. Kane te gjithe te drejten e botes edhe te me konsiderojne te vdekur.
Por edhe une kam te gjithe te drejten ti coj ne djall. Sepse une jam ketu, i gjalle, veprimtar, ze publik, opozitar, aktivist politik e civil, njeri qe shkruan e nuk ngurron te shkruaje per asnje arsye e cast.
Ne me konsiderofshin asgje, jane ne te drejten e tyre. E ne i cofsha ne djall, jam edhe une ne te drejten time, sepse jam i gjalle e jam ketu.
Shkurt dhe vendosmerisht po ju them se une kam cuar ne djall keta gazetare e keto media e portale qe jane sekt politik brenda politikes. Jam larguar prej tyre. Nuk jam larguar as nga Cadra, e as nga qendresa e beteja ime opozitare ne krah te Lulzim Bashes.
Ama, te verteten duhet ta them edhe per keta anetare te familjes sone opozitare qe mua me mendojne asgje. Nese per keta une jam asgje, edhe keta per mua jane te merituar per te shkuar ne djall.
Me Opozitarizmin tim, qendresen time dhe me Lulzim Bashen, une vazhdoj te jem ku kam qene edhe dje, edhe pardje, e cdo dite.
Faleminderit.