Pediatri goditet me grushta në spital nga prindërit e një fëmije

Aktualitet

Një mjek pediatër në Shkodër ka rënë pre e dhunës gjatë mbrëmjes së të enjtes në ambientet e spitalit.

Mësohet se mjeku i shërbimit Skënder Duka është qëlluar me grushta nga prindërit e një fëmijë të sëmurë.

Shefia e pediatrisë, Greta Naraçi, ka sqaruar se: “Fëmija ka ardhur me traumë të kokës, ne e kemi ulur në repartin tjetër dhe kjo ka revoltuar prindin. Ne udhehiqemi me parimin prindi ka të drejtë, por ne spostimin e fëmijës e kemi kryer bazuar në konsultë mjekësore. Sipas protokollit të trajtimit nuk ka as abuzim as vonese nga mjeku”.

Mjeku Duka fillimisht ka bërë kallëzim në polici, por më pas palët ka dialoguar me palën tjetër dhe e ka tërhequr.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?