Tom Doshi do kandidojë sërish. Ja me cilën parti
Zgjedhjet e 18 qershorit pritet të sjellin shumë surpriza në listat elektorale. Skenarët shkojnë përtej partive të mëdha. Mazhoranca PS dhe LSI kanë konfiguruar kryesuesit e listave dhe tashmë pritet zyrtarizimi i tyre. Në të njëjtën fazë është edhe PDIU si aleati më i ri qeverisës.
Ben Blushi dhe Mimiza Hafizi u larguan nga PS duke themeluar Libra, Eduard Ndocaj mori drejtimin e Partise Bashkimi Demokristian Shqiptar, të tjerë eksponentë të poltikës që kanë përplasje me linjat zyrtare të partive mund të kandidojnë nga subjekte të tjera me te vogla politike.
Citynews mësoi se deputeti socialist Tom Doshi, në zgjedhjet e 18 qershorit do rikandidojë në Shkodër, por këtë herë jo nga Partia Socialiste. Burime zyrtare konfimuan se Doshi do kandidojë nga PSD e Skënder Gjinushit, në Shkodër, ai pritet të jetë kryesuesi i listës të kësaj partie në këtë qark.
Tom Doshi është një nga emrat kryesorë të socialistëve që do kandidojnë nga një tjetër subjekt poltikik. Pritet që lëvizja e tij të pasohet nga emra të tjerë brenda PS, por edhe personazhe të tjerë të politikës që mund të jenë pjesë e llogarive politike dhe numrave elektoralë./Citynews