SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Shëndetësia falas bën çudira.Lajmërojnë ambulancën për një urgjencë, por ajo nuk ndizet.

Një qytetar nga Durrësi ka lajmëruar ambulancën për shkak të gjendjes shëndetësore të një 80-vjeçri, por ambulance nuk është nisur për në spital.

Shkak është bërë një defekt në mjet, çka ka shkaktuar mosndezjen e ambulancës.

Ndërkohë personi i sëmurë ka ngelur brenda në ambulancë në pamundësi të lëvizë dhe të marrë ndihmën e duhur.

Mesazhi i ardhur tek JOQ:

“Përshëndetje JOQ! E morëm në telefon urgjencën dhe çuditërisht erdhi në kohë rekord, por tani ajo është prishur dhe nuk ndizet. S’po vjen askush ta ndihmojë dhe ai i shkreti po vdes brenda se e kanë mbyll në ambulancë. Ndodhemi në lagjen “Kënet” tek shkolla e re. I sëmuri është përplas nga një makinë para disa ditësh, por spitali i Durrësit e nxori dhe gjendja e tij u përkeqësua, prandaj e morëm ambulancën tani. Por, më duket se tani po e vrasim me duart tona (me duart e shëndetësisë)”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?