Shikoni shfaqjet e shëmtuara të Ramës me gratë. Video

Aktualitet

Në këtë 8 Mars, nuk mungoi aktiviteti i kryeministrit me gratë, ku ai u shfaq modest para ministreve, drejtoresha dhe gazetareve të ftuara në Pallatin e Brigadave. “Sa më shumë tu besojmë grave dhe vajzave atë që konsensualisht ia besojme edhe brenda mureve të shtëpisë, sa më shumë të ndërgjegjësohemi se roli I tyre i pazëvëndësueshëm në familje është po kaq pazëvëndësueshëm edhe në shoqëri, aq më mirë do të jetë për të gjithë, dhe aq më mirë për burrat” ishin fjalët e Ramës.

Pas kësaj kryeministri u tërhoq duke ia lënë grave dhe vajzave sallën, si një zotëri i vërtetë. Por a beson vërtet Edi Rama tek fjalët e tij? Vitin e kaluar e kemi parë në disa momente, kur i pakontrolluar ka nxjerrë nga goja fjalë që nuk i kanë hije. Shikojeni vetë:

Humor banal me Vasilika Hysin, para dhjetëra burrave të mbledhur për reformën në drejtësi

 

Shpërthim nervash me Valentina Leskajn në parlament, se nuk i dha fjalën për të folur

Mirela Kumbaro përlotet në parlament pas debatit me Edi Ramën

Ilva Tares i thotë se është e papërgatitur, se ka një fëmijë të vogël

Deputetes Albina Deda i drejtohet me fjalët “Ku e lage?”, duke mbajtur në dorë një letër të lagur

Batuta e famshme me banorin e Fierit “Gruan mire e ke?”

lapsi.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?