Ilir Kadia: Na e zvogelove Shqiperine e mire o Miku yne, Muhamet Malo!
Na e zvogelove Shqiperine e mire o Miku yne, Muhamet Malo!
Gishtat me kane ngrire mbi tastiere e dot nje rrokje nuk po mund ta formoj!Per dreq s’me lene qindra mesazhe ngushullime per ty nga anekend botes!Une pandehja se ti zemren aq te madhe, si det, e kishe vetem me mua e familjen time por ti e paske ndare zemren tende si buken anekend Shqiperise dhe kudo ku paska shqipetare!
Njeriu mund ta kaloje nje jete te tere dhe mund te mos e kete fatin te takoje nje njeri fisnik si ty Muhamet Malo!
Kur vinin djem e vajza,burra e gra shpresekeputur, e te qanin hallin se semundja po i grinte e vdekja po u pergjonte jeten dhe se fija e fundit e shpreses ishe ti, me shkelqimin e syve te tu ti u ktheje buzeqeshjen. Se fjalet nuk i leshoje ne ere,se pas tyre do ishe ti dhe te keqen do e benin larg!
Sa e sa nena e baballare te jane mirenjohes e duan te perulen para arkmortit tend e te deshirojne udhetimin drejt Parajses se hallin me te madh te jetes ua trete si avull ne qiell!Sa njerez te varfer te falen se buken e perditshme e mbanin te ngrohte per ta ndare me femijet ne mbremje me driten prej teje!Ti e dije sa meson njeriu nga jeta por vecenarisht nga vuajtjet e jetes se ta kish thene nena’”Eshte rrojtja,por nuk ka vojtja!”
Ta kish mesuar me gjuhen e Perendive shqipen qe ti e deshe aq shume! Ja hape kanat zemren shqipes dhe si ty nuk kam pare shqipetar qe te krenohej aq shume se te paret ne bote jemi ne,me gjuhen tone!Kush te trokiti ne dere dhe te kerkoi ndihme se desh te shkruante a desh te aktronte shqip e ti nuk ja bere endrren realitet!
Kush te erdhi ne dere e te tha se desh te ndeshej ne tapet,ring,piste a fushe futbolli a basketbolli per ta ngritur lart flamurin me shqiponje dhe ti nuk e ndihmove!
Ti na e bashkove token me qiellin me teleferikun ne Dajt dhe endrrat e bardha si re puplore ne qiell te kalter prej teje i prekem me dore!
Tek ninezat syve te tu une shihja si gelonin endrrat e djemve dhe vajzave te Shqiperise qe te panjohur vinin e t’i rrefenin e iknin me to ne dore si me buqeta lulesh!
Une nuk kam pare deri me sot nje njeri si ti qe ta donin e respektonin aq shume miqte e tij kur ai nuk ish i pranishem!Se ti me shume dhe se more nga miqte e tu! Se ti ngjize bashkimin e jo percarjen,dashurine dhe jo urrejtjen! Se ti i quaje vellezer te gjithe miqte e tu sportiste! Se ti kishe pire ne tapet me ta djersen e njeri tjetrit!
Se ti ishe MUHAMET MALO!
Cfare le ne toke,do te pyesin kur te trokasesh ne dyert e Parajses.Thuaju krenar se le nje grua zonje te rende,dy djem e dy vajza te mencura dhe te bukura si biluri,dy mbesa te vogla si lule pranvere!
Por mos harro tu thuash prej nesh se ne toke mes njerezve le nje dashuri te madhe sa SHQIPERIA!