Në orët e para të mëngjesit të sotëm kampioni europian në Atletikë Izmir Smajlaj mbërriti në Aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë.
Shumë miq e familjarë ishin në pritje të kampionit i cili u shpreh i emocionuar se medalja i shkonte të gjithë shqiptarëve, mbështetësve dhe familjes së tij.
Smajlaj: “Ishte garë e fortë që e realizova në kërcim të fundit. Familja dhe miqtë më dhanë kurajo atje dhe ia arrita fitoren”
Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës Gjergj Ruli tha: Izmir Smalaj ka treguar se është supertalent. Nëse do të ketë shumë vëmendje dhe do të stërvitet këto 3-4 muaj Izmiri do të dalë dhe kampion në Londër.