Nga Sokrat Turtulli: Mu kujtua një ëndërr me mafioza.
Gjithe naten duke pare endrra me mafioze, me aksione, me skenare, me porositesa, shantazhe dhe me KPD.
-Sa hapa syte, i drejtova nga tavani dhe po mendoja: po z. Fufi, cfare do thote sot?!
– Po valixhja e Spartak Brahos qe e merrte me vete ne cdo emision duke i bere shantazh Rames, ku vajti?! -Shantazh thashe?!- Tom Doshi mos u largua gje per shantazh?!
-Po, Ambasada Amerikane cfare po kerkon? Dekriminalizimin e parlamentit?! Kujt po ia kerkon kete? Vetem atyre qe kane bere “krime” tani, apo edhe atyre qe kane hedh frima per pushkatim ushtaresh, dhe sot drejtojne sigurine ne kete vend?!
-Pastaj u ktheva nga krahu tjeter dhe serish mendova:- Po nese paska dashur kunati i Berishes per t’a vrare Tom Doshin, per te destabilizuar vendin, dhe kjo paska 5 muaj qe dihet nga Rama-Meta-Tahiri-Prokurori(edhe une), atehere si ka mundesi qe nuk u moren masa, apo keta kokat paskan dash destabilizimin?!- Vertete mendoni se do rrinte kaq urte Toma po t’a dinte se ne gabinen e tij pregatitej nje vrasje nga i afermi Berishes?- Si ka mundesi qe u kap kaq shpejt “vrasesi” i mbetur ne tentative?!
– Me sa e zeme bast qe Filipi eshte duke iskenuar videon e radhes, kesaj here po nga valixhja e Brahos. I pashe ne Bllok, ne lokal duke pire kafe. Filipi me cibukun e gjate ne goje, dhe Brahon me valixhen e zeze tek kembet.
– Sa te zeza keto dite, edhe pse dielli nuk po mungon!
-Te duket vetja sikur jeton ne Boko Haram, nga keta harramseza!
-Po elitat e verteta te PS-se, ku jane?!- Ku eshte, Rexhep Mejdani, Luan Hajdaraga, Luan Memushi, Pandeli Majko, Musa Ulqini, Elmaz Sherifi, Ben Blushi, Namik Dokle,Bashkim Fino, Servet Pellumbi,Paskal Milo, Makbule Ceco, dhe shume te tjere qe e kane lene PS-ne, ne doren e nje bande pa parti, ku ministra dhe drejtore jane burrat e grave te kryeministrit?- Pse nuk ngrihen brenda partise dhe te marrin fatet e saj dhe te Shqiperise?- Kush i le thuaj…as Gramoz Rucit nuk i ndihet zeri fare. Eshte marre peng nga 99-tshat.
Ne pritje te videos 37 minuteshe, aq sa eshte nje seri tek” Lugina e ujqerve”…