Avokati i Zharrëzës i përgjigjet Ramës. Lëri historitë me Piter Pan!

Aktualitet

Në fjalën e tij sot në Kuvend kryeministri Rama e akuzonte avokatin e banorëve të Zharrëzës se kishte ‘’marrë peng’’ 7 nga banorët. Ai tha se kur kishte kërkuar që të fliste me grevistët i kishin thënë që të komunikonte me avokatin.

Ndërkohë që para pak minutave ka reaguar edhe avokati i banorëve të Zharrëzës Adriatik Lapaj. Ai ka thënë se tentativat për t’i shthurur nga ana e qeverisë ata kanë ditur të reagojnë mirë.

‘’”Banoret e Zharrëzës mbaheshin peng nga një i ashtuquajtur avokat” kështu paska thënë lideri suprem në Parlament para pak minutash.

Tani këtu une nuk i vë dot faj që ai nuk e di se pengmarrja është vepër e rëndë penale. Nëse unë si pengmarres lihem i lire rrugeve atehere prape lartmadheris i del llogaria gabim se i bie qe nuk paska fare masa mbrojtese per qytetaret.
Zotëri nëse aty ka pasur pengmarrës atëherë ishim grup i madh, ishim avokat, politolog, inxhinier, me profesion, pa profesion, me shkollë pa shkollë…e të jem i sinqertë ishim THURUR aq mirë sa nuk na c’thure dot.
Zotëri merru me punë e lëri historitë me Piter Panin se po të qe si thua ti se hall aty s’kishte atëherë pse u bë nje VKM dhe dy Urdhëra?
Merru të zbatosh ato që u firmosën dje, këtë bëj’’, shkruan Lapaj.

shuplaka

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?