Majlinda Bregu e bukur? Shikojeni nga afër, jo në foto!

Intervista

Majlinda Bregu mbetet një ikonë, jo vetëm e bukur, e selisë blu. Ish-ministrja e Integrimit në kohën e Saliut të II-të, ishte sharmi dhe mendja e Berishës në Bruksel. Dhe falë punës dhe lidhjeve të saj, Bregu, përshpejtoi procesin e heqjes së vizave për shqiptarët. Por jo vetëm vizat.

Pas humbjes së zgjedhjeve qershor 2013, ajo si edhe PD-ja, ra nga “fiku”. Jo për fajin e saj. Majlinda Bregu mbetet një nga ish- ministret , e cila nuk është akuzuar për korrupsion. Edhe për faktin se kishte ministri Integrimi, që nuk kishte fonde, fjala vjen si ministritë e tjera të shumëlakuara.

E ftuar në “E Diell” në një intervistë me Adi Krastën, Majlinda Bregu foli edhe për marrëdhënien e saj me kryeministrin Edi Rama. E pyetur nëse kreu i qeverisë i ka ofruar pozicionin e kryenegociatores së Shqipërisë në momentin që negociatat me Bashkimin e Europian do të fillonin, Majlinda Bregu u përgjigj:

Majlinda Bregu: Unë jo vetëm që nuk kam pasur as në mënyrë private as në mënyrë zyrtare, sigurisht, asnjë ofertë dhe asnjë propozim nga qeveria aktuale, por jam e bindur se mjeshtërinë e njohur tashmë të pjesës së hedhjes pak helm të kundërshtarit politik dhe këtë pjesë Rama e përdor shumë mirë, nganjëherë janë më të gatshëm që nëpërmjet shprehjes së vlerësimeve të tentojnë të të bëjnë më shumë dëm dhe në një ambient shqiptar kjo gjë s’është se nuk zë vend..

Ja një pjesë dialogu:

Krasta: Kryeministri bën një dallim ne lidhje me ty edhe kur vijnë të huaj ose dhe vendas që…Majlinda Bregu është jo vetëm një grua e bukur, por është dhe një nga njerëzit më mendje hapur të këtij vendi dhe të kemi dhe ca më shumë si kjo se në partinë e saj nuk kanë, me thënë të drejtën dhe vuajnë dhe kanë këtë lavdërim. Ti e ke dëgjuar, saktë?

Bregu: Nëse thotë ato që beson bën shumë mirë në fakt. Unë nuk e shoh veten as mendje mbyllur e as një nga njerëzit më pak të aftë të këtij vendi. Ky është një proces i një vetëvlerësimi që njeriu duhet ta bëjë për veten. Por të jesh i sigurt se nuk do t’i jap kënaqësinë asnjë ndërkombëtari përpara nesh që të na shoh me shpata apo me shkopinj nën duar vetëm për të treguar se sa të zotë jemi për të ruajtur gjithsecili sinorin e tij ne politikë. Jam dhe do të vazhdoj të jem në mbrojtje të një çështjeje e cila është madhore për shqiptarët, që është integrimi europian i Shqipërisë, i cili kalon përtej animozitetit tonë politik, kalon përtej atij debati të përditshëm politikë që ne kemi, sepse është një çështje dhe një aspiratë që shqiptarët ja kanë vendosur detyrë politikës shqiptare. Pra e kanë zgjidhur ata tashmë para 26 viteve që e duan Shqipërinë si e gjithë Europa. Dhe në këtë aspekt, duke menduar se Europa është qëllimi ynë i vetëm i pandryshueshëm, i panegociueshëm dhe i domosdoshëm do të vazhdojë të jetë në shërbim të kësaj kauze. të tjerat pastaj janë detaje që mua shumë pak më interesojnë.

Majlinda Bregu qëkur Lulzim Basha ishte përballë Sokol Olldashit në garën për kryetar të PD-së kaloi hapur kundër Bashës, çka solli ndërhyrjen e mënjëhershme të Sali Berishës, që u përkthye si ndihmë haptazi për Lulzim Bashën. Po kështu u stepën edhe Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe disa të tjerë pro Olldashit. Që asokohe Majlinda Bregu ka shkuar majë me majë me Lulzim Bashën. Se fundi në çadrën e protestës para dy ditësh, e sapo kthyer nga SHBA, Bregu foli pro protestës, porse sipas RD-së, lëshoi helm ndaj Bashës kur kërkoi që të futeshin në votime.

Majlinda Bregu foli te Ad Krasta dhe nuk ia përtoi të ecte në “kokën” e saj, çka do të thotë se ajo ka udhë të vështirë në selinë e PD-së. Ndërkohë protesta e PD-së nga Tirana po përhapet në krejt vendin, duke e radikalizuar politikën dhe thyer rendin publik. Lulzim Basha ka qenë si asnjëherë tjetër tepër i vendosur për të mos hyrë në zgjedhjet e qershorit me kryeministër Edi Rama. Demokratët kanë ndezur motorat antiRama dhe po shkohet, pa hezitim, drejt një përplasje finale mes Bashës dhe Ramës. Në të vertetë, përveç Berishës dhe disa ish-ministrave në PD, Basha i ka të shumtë kundërshtarët në PD, të cilët flasin pro protestës, por brenda vetes urojnë humbjen e tij. Siç duket e ka këtë informacion, Lulzim Basha, dhe  di se tentakulat e Edi Ramës kanë rrëmbyer edhe koka në selinë blu, kështu që ka vendosur t’i drejtohet popullit opozitar për përballje me pushtetin e Ramës.

J.V.

spjv.it

Portali SPJV.IT: “Gruaja e bukur” Majlinda Bregu dhe Lulzim Basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *