Kosovë: Arrestohet pronari i kompanisë On Air Music

Stil/Jetë

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga themeluesit e kompanisë “On Air Music” Kushtrim Morina i cili akuzohet për cenim e të drejtave të autorit

Padinë e ka bërë Faton Shoshi i cili edhe menaxhon këngëtaren Era Istrefi, raporton RTV 21.

Policia e Kosovës ka intervistuar Kushtrim Morinen i cili ka pranuar se ka përdorur userin e kompanisë që e menaxhon “ON AIR” dhe ka hyrë në CONTENT MANAGER ku ka shkarkuar këngën e re të Era Istrefit ende e pa publikuar dhe përmes një linkut ia ka dërguar shokëve të tij.

Policia po ashtu ka konfiskuar disa laptopë, si dhe telefona të mençur te cilët janë dërguar për ekzaminim nga njësia e Kibernetikës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?