Mbaron lista e deputetë të Lezhës. Të gjithë banditë në Parlament.

Aktualitet

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit të deputetit socialist Armando Prenga, me pretendimin se nuk ka deklaruar një dënim nga Gjykata e Kurbinit.

Nëse Prengës i hiqet mandati atëherë pas tij në listën e deputetetëve të PS është Katriot Piroli, por edhe ky i fundit është një person i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kurbin.

Piroli është dënuar për shpërdorim detyre dhe ka kryer 2 muaj burg. Ai e ka ankimuar vendimin në Apel, ku sipas burimeve, prokuroria ka kërkuar 3 vite dënim.

Ajo çka është interesante është se Piroli është kandidati i fundit dhe i vetëm nga 7 të tillë në listën emërore të Lezhës duke qenë së disa prej tyre kanë hequr dorë nga mandati ose janë bërë ministra e kryetar bashkie.

Risultati immagini per arben noka dhe armando prenga

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?