Pse Arben Noka dha dorëheqjen, ndërsa Prenga jo. Cili qe halli i Ramës?

Analize
Katrahura e Vetting-ut nuk ka te sosur. Po kush do ta beje vetting-un ne kete vend? Po si mund te marre udhe ky vetting kur per te kane votuar deputet me begraund kriminal? A thua valle keta deputete me prejardhe kriminale nuk e dinin se po votonin per ti bere gropen vetes se tyre? Kush qe motivi qe ata renden me vrap per te votuar ate ligj dhe kur ka votime per ligje te tjera ne parlament, nuk shkojne?
-Kush iu ka premtuar se ata nuk do preken? Kush i mbron? Pse heshtet per ta, kur po mesohet boterisht se vetem ne nje Qark si ai i Lezhes nuk ka me deputete liste pasi te gjithe dolen te denuar nga gjykata per vepra nga me te ndryshmet? A ju kujtohen deputete femra nga lista e Lezhes qe u detyruan me dhune nga kupola e bandes qe eshte njekohesisht edhe Kryetari i PS-se te japin doreheqjen nga lista e deputeteve dhe pse ishin fitues? A beheshin dot keto spostime emrash nese nuk do donte kreu i bandes se Tiranes?! Mos valle banditet po kerkonin haraçin e tyre dhe kreu i tyre ishte i detyruar per te mos thene i nenshtruar prej tyre per ti detyruar deputetet gra  te deklaronin largimin nga lista duke u justifikuar me probleme familjare apo probleme shendetesore?!
-Pse Ndoka “dha dorëheqjen”, ndërsa Prenga jo. Cili qe halli i Ramës?
-Iu dhimbs? E donte më shumë se Gregun që e la 9 vjet pa bukë me nënë të çmendur? Jo!
S’kishte më emra në listë?
Pse gazetarët kurrë s’e ngritën këtë pyetje?  Pse “mediat e kazanit” heshten pergjate gjithe kesaj kohe ne lidhje me keto spostime emrash liste ne qarkun e Lezhes?
-Po ambasada amerikane dhe ambasadori Lu? Apo u mjaftuan vetem me nje deklarate te pergjithshme ku spikaste vetem emri i Shullazit, a thua se Shullazi perfaqesonte te gjithe kasten e deputetve kriminele ne parlament? Apo duke permend Shullazin te tjeret jane dytesor?
-Nga ana tjeter deputeti Doshi është i pari deputet i përmendur nga një ambasador amerikan.  Ish ambasadori amerikan, Withers ka deklaruar: pse nuk e arreston prokuroria?! Doshi nga ana e tij ka shprehur kënaqësinë që është përjashtuar nga grupi, po aspak pakënaqësi që ishte votë deçizive për “reformën” dhe “vetting”. Pra ky eshte vettingu. Vettingu i Frrokut, Prenges, Nokes, Doshit, Rakipit, Spahiut dhe e shume te tjereve qe pritet te dalin ditet ne vazhdim si pjese e krimit.
-Po kush e futi ne parlament gjithe kete kontigjent krimi? Kush i futi ne lista me mburrje dhe mbrojtje deri diten e fundit? A do mbaje pergjegjesi hartuesi i listes se PS-se dhe qe eshte njekohesisht koka e deputeteve bandite? A do kete vetting dhe per kete kryedeputet te listes se krimit?!!!
Fotografia e Gent Strazimiri
SPRINT.AL
0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments