Nga Namir Lapardhaja: Kam menduar se…

Analize

Kam menduar se rruga nuk eshte zgjidhje, por ajo prej kohesh ngelet e vetmja zgjedhje;
Kam menduar se ndryshimi nuk vjen nga protesta, por sot Protesta ngelet e vetmja menyre per te ndryshuar;
Kam besuar se ky popull nuk di te tubohet paqesisht, por sot, me shume se kurre, tubimi ngelet i vetmi mjet demokratik ne dore te tij;
Kam besuar se rotacioni politik do t’i bente mire vendit dhe demokracise ne Shqiperi, por çdo dite krijohet dhe forcohet bindja qe e kunderta ndodhi si rrallehere me pare;
Kam besuar se kete vend mund ta duash, pavaresisht ngjyrave partiake, por sot me forcohet ideja se e majta historikisht vetem te keqia i ka shkaktuar truallit shqiptar;
Kam besuar se shteti ligjor do te ishte i barabarte ndaj çdokujt, por ne gjithe keto vite rezultoi nje zhbalancim i balancuar ne anen e se padrejtes;
Kam besuar se e keqja duhet luftuar pa kompromis, mirepo na doli se kompromisi me te keqen eshte i vetmi rrezik;
Kam besuar se e vetmja zgjidhje per vendin ngelen e duhet te jete rruga institucionale, por ne gjithe keto vite, perdite e me shume na u rrenua besimi tek institucionet e vendit;
Kam besuar se, gjithsesi, opozites i bente pak mire qendrimi opozite per te, mirepo sot me shume se kurre, e mira e vendit e do, qe ajo te jete ne krye te puneve te tij;
Kam besuar se kutia e votimit ngelet treguesi i besimit mbarepopullor, mirepo besimi u zevendesua me mosbesim, vota u shnderrua ne kartmonedhe, ndersa hashashi u be simboli identifikues i kesaj qeverie;
Kam menduar se ecja perpara e Shqiperise eshte nje proces instiktiv dhe i pandalshem, mirepo sot doli se e kunderta, regresi dhe renia e lire, eshte e vetmja rruge lineare e ketij vendi.
Ndaj une me #18shkurt do te Protestoj.
Si e vetmja zgjidhje kunder zgjedhes qeverisese.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments