Aktualitet

Sherbimet partnere: Edi Rama mund të fusë nëpërmjet policisë kriminale persona brenda turmës me 18 shkurt, të cilët të qëllojnë me bomba molotov kryeministrinë

Portali SPJV.it shkruan se opozita ka shpërndarë në gjithë Shqipërinë deputetët, kordinatorët, kryesinë dhe vetë kryetarin Lulzim Basha. Gjithçka për datën 18 shkurt kur do të jetë protesta e parë e këtij viti dhe pas shumë muajsh heshtje. Por dhe pak muaj janë zgjedhjet parlamentare. Edi Rama duket i sigurtë në fitoren e zgjedhjeve. Nga droga që ka mbjellë e korr apo nga firma e prishme e Ilir Metës në koalicion? PD ka frikë se Rama do ti blejë me drogën e korrur dhe që do të mbjellë në maj-qershor, zgjedhjet. Ndaj heziton të futet në zgjedhje me Ramën kryeministër. Data 18 shkurt duket se do jetë dita e parë, por jo e fundit e protestës. Pyetjet e shërbimeve intelegjente partnere, thekson SPJV.it, sidomos ato italiane kanë informacione të besueshme se PD nuk do të largohet nga sheshi para kryeministrisë deri në pranimin prej qeverisë Rama të votimit elektronik ose në të kundërt protesta do vijojë e dhunshme dhe se opozita nuk do pranojë të futet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Ndaj ditën e 18 shkurtit Lulzim Basha do të kërkojë qetësi nga turmat, e cila mendohet se do të jetë diku te 100 mijë veta, porse është porositur që Kreshnik Spahiu si dhe disa deputetë të nivelit të dorës së fortë, do të kërkojnë të qëndrohet ditë-natë para kryeministrisë, në mos edhe me tepër. Aq me tepër që kryeministria tashmë nuk ka as gardh siç kishte me 21 janar 2011.

Shërbimet partnere kanë udhëzuar Edi Ramën që të bëjë të pamundurën gjatë kësaj jave që të gjejë forma për ta mikluar PD-në që të mos degjenerojë në qendresë dhe dhunë protesta, pasi Shtëpia e Bardhë nuk do të lejojë asnjë konflikt politik në Shqipëri e ku përgjegjës, ndër të tjerët, do jetë pikërisht Kryeministri Rama.

Sherbimet partnere kanë sinjalizuar se mundet që vetë Edi Rama të fus nëpërmjet policisë kriminale persona brenda turmës me 18 shkurt, të cilët të qëllojnë me bomba molotov kryeministrinë, bile mundësisht të nxisin turmën demokrate të hyjë në kryeministri. Një skemë djallëzore që të partnerët euro-atlantikë të vënë gishtin mbi PD si parti e dhunës e ndërkohë Edi Rama justifikohet se “ ja ç’parti kriminale kemi përballë!”.

Por informacionet janë që edhe disa skalione demokrate mund të tentojnë të përplasen me gardën dhe policinë e cila do të jetë ditën e 18 shkurtit me mijëra forca.

Edi Rama ka dhënë urdhër që asnjë fishekë të mos përdoret mbi turmën.

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?