SPRINT NEWS ALBANIA

Shkrime

Nga Përparim Peposhi: Bijtë e etërve duhet të rrëzohen me çdo çmim.

Pse duhet te protestojme?

– Morali dhe etika jane ato qe mbrojne jo vetem individin por edhe kombin. Pse harrojme, pse duhet te heshtim?!

Gjendja ekonomike eshte renduar, siguria eshte perkeqesuar, grabitjet ne rrugen e hajduteve jane shtuar, droga e kultivuar ne te gjithe vendin po behet nje problem teper shqetesues per vendin dhe fqinjet. E ku ka me keq? Popullit i eshte futur thika ne palce dhe po e gerryen çdo dite. A na eshte cenuar morali dhe etika?!- A eshte momenti qe te ngrihemi te gjithe kunder ketyre fenomeneve dhe dukurive qe na kthejne prapa duke na çuar ne vitet e para te 90 – te?!

-Po dhe vetem Po!- E gjithe kjo katrahure vjen nga keta pseudo-intelektuale qe qeverisin vendin. Ky mjerim intelektualesh qe i ka kapluar keta persona te vendosur ne poste drejtuese te administrates, ne ministrite dhe ne shume institucione te vendit, duhet sheruar,pasi perndryshe zhgarravitja e demokracise sone dhe e fatit kombetar do te vazhdoje edhe me keq duke instaluar nje lufte klasash te llojit te dyte te importuar nga eterit e tyre.

– Ndaj duhet te ngrihemi te protestojme per keto e shume arsye te tjera me 18- Shkurt. Eshte e çuditshme se keta pseudo-intelektuale nuk po e kuptojne se po vethelmosen duke i shkaktuar vetes nje semundje te pasherueshme dhe nje egzeme te llahtarshme. Kjo lloj kruarje do ti shoqeroj si hije gjate gjithe jetes se tyre. Nese keta pseudo-intelektuale mendojne se duke shkelur mbi dinjitetin, ndershmerine dhe sakrificen e njerezve te ndershem do korrin suksese apo do te zhvillojne karrieren me mashtrime e demagogjira, gabohen rende se si mashtrues do te jene te mashtruar.

– 18 Shkurti duhet ti paraprije 18- Qershorit. Sot eshte vepra, neser fjala!

Total 3 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?