Basha me të rinjtë e Njësise 7. Informova të rinjtë për vendimin tonë për të anulluar ligjin e arsimit të lartë

Politike

Shqipërisë i duhet një qeveri që nuk vret mundësinë dhe shpresën e të rinjve duke i shtyrë ata në emigrim. I duhet një qeveri që punon për shkollimin dhe krijimin e mundësive që rinia të përfshihet pa pengesë në sipërmarrje dhe kudo. Ne do të rimëkëmbin ekonominë dhe to të përmirësojmë rrënjësisht arsimin.

Me një grup të rinjsh demokratë diskutova sot për planin tonë për të rritur financimin për arsimin, për të përmirësuar cilësinë dhe mundësitë për shkollim. Arsimi nuk është mall tregu, por është investimi më i rëndësishëm që bën një shoqëri për të ardhmen e saj.

Gjithashtu, informova të rinjtë për vendimin tonë për të anulluar ligji e arsimit të lartë, i cili e vendos arsimin e lartë në kontrollin e plotë të qeverisë dhe kalon fonde publike nën menaxhim privat.

Këto ndryshime do të vinë nëse #NgrihemiBashkë#18Shkurt për të siguruar zgjedhje të lira, të cilat do të sjellin një qeveri të njerëzve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?