Gjykata liron ish-prefektin e Fierit
I arrestuar 3 ditë më parë nga Policia e Tiranës për akuzat e mashtrimit ndaj një qyteti kanadez, gjykata sot ka vendosur të lejë të lirë ish-prefektin e Fierit, Bujar Hasanaj.
Hasanaj mësohet se ka lënë garanci një shumë parash prej 13 milionë lekësh.
Me vendimin e lirimit nga qelia, Gjykata e Tiranës ka vendosur që atij ti ndalojë daljen jashtë Shqipërisë.
Për këtë arsye, Bujar Hasanaj ka dorëzuar pasaportën dhe kartën e identitetit, ndërsa duhet të paraqitet 1 herë në javë në policinë gjyqësore.
Total 0 Votes
0
0
