Nga Elio Laze/ Gjergj Zefi dhe kërcenimet e një të pandehuri

Analize Te tjera

Here pas here merrem me kete personazh qe quhet Gjergj Zefi. Personale? Aspak. Thjesht parimore.
Sa per tjua kujtuar Gjergji eshte pronari i portalit ku eshte pronar i biri qe ka pronar lekesh Sajmir Tahirin. I Pamfletit me pak fjale.
Ky “Pamfleti” i famshem qe themeloi Gjergji ne emer te djalit te vet me leket e Sajmir Tahirit (eshte ai ish ministri qe hetohet per trafik droge), sulmon nga politikane deri tek bisnesmene. Nga drejtore tek pronare mediash.
Perse? Parimore? Natyrisht qe jo. Nje bisnes qe eshte ngritur me para qe sdihet nga vine e ku shkojne sigurisht qe smund te flase per parime dhe moral.
Pervec shume personazheve qe sulmoi dhe pergojoi si “plakat e lagjeve” Gjergji u mor per nje kohe te gjate me pronarin e “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi. Nese do kete njeri dyshimin se perse une here pas here shkruaj per kete ceshtje, ju them qe jane dy arsye.
E para eshte fakt i ditur qe une rreth 4 vite kam qene pjese e Ora News dhe Channel One. Dhe mardheniet e mia me presidentin e kompanise jane te shkelqyera. Pertej mardhenies se punes, ka nje mardhenie miqesore ne mes. Dhe ne miqesi kur njeri nga palet preket pa te drejte, eshte e udhes qe miku tjeter te mbaj qendrim. Dhe kete po bej. Ndersa arsyen e dyte do jua zbuloj poshte.
Pas shume shkrimeve dhe sulmeve te “Pamfletit” ndaj presidentit te Ora News Ndroqi, ky i fundit nisi nje proces gjyqsor ndaj Gjergjit i cili perfundoi sic shihet ne foton me poshte, ne karriken e te pandehurit te drejtesise. Por kjo gje e ka irrituar Gjergjin i cili nje mbremje merr guximin dhe i shkruan avokateve te Ylli Ndroqit gjithe kercenim. Nder te tjera Gjergji i thote: “Sonte ose ti ose une do veshe fustan”…
Nese behet fjale per tu rrahur ne grushta me avokatin apo avokaten ben vaki qe fiton Gjergji. Por kjo nuk e ben “viktimen” e dajakut qe te kete veshur fustan.
Ceshtja e fustanit eshte me e thelle Gjergj. Eshte ne karakter. Fustan quhet qe vesh nje burre si ti Gjergj qe ke mashtruar nga jugu ne veri. Fustan ke veshur ti Gjergj qe mikpritesit e tu ne Durres qe te strehuan ne momente te keqija, i preve ne bese duke perfol muhabetet e tyre. Fustan ke veshur ti Gjergj qe ske paguar borxhe ne shume vende. Spo flas per kostume e veshmbathje, por per te tjera borxhe. Fustan vesh o Gjergj kur merr punonjes ne pune dhe nuk i paguan. Fustan veshe ti Gjergj diten qe vendose te me merrje ne telefon e pasi shave si burracak spranove te me jepje adresen. Sepse e ke te qarte qe nese do perballeshe nuk do kishe me nevoje per fustan por per kompresa. Dhe kjo eshte dhe arsyeja e dyte se perse une here pas here merrem me ty.
Une nuk jam si Ylli Ndroqi apo si avokati i tij qe te hapin proces gjyqesor. Une sjam milioner dhe skam prona nga te cilat ti mund te duash te marresh ndonje cope (sic ke kerkuar te marresh nga Ylli). Une jam Elio qe nje dite vendose te me merrje ne telefon dhe te me prishje pasditen qe po e kaloja qete. Dhe ketu hyn personalja Gjergj dhe ti e di kete pjese.
Gjergj, ti sot je i pandehur. Nese ke bere krim ose jo, kete e vendos drejtesia. Nese ne fund te kesaj do dalesh balle lart apo me fustan veshur serish e vendos gjykata. Por behu burre. Leri sulmet dhe kercenimet Gjergj. Qetesia jote eshte trazuar se ato qe te futen ne kete valle kane hallet e veta me Audi dhe se kane mendjen tek ti. Te kane lene vetem. Por ti prap e ke zgjidhjen. Hiq fustanin, vish pantallonat dhe shiko jeten tende. Ate jete qe Sajmiri yt ta beri kaq keq keto kohe…!

Nga Elio Laze