AktualitetPolitike

Postriba, 80 vite nga kryengritja antikomuniste/ Axhami: “Mbi ta u krye mas*akër”

KAON

Në 80-vjetorin e Kryengritjes Antikomuniste të Postribës, kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL), Shpëtim Axhami, ka përkujtuar ngjarjen e 9 shtatorit 1946, duke e cilësuar atë si një nga momentet e rëndësishme të rezistencës kundër regjimit komunist.

Mund të jetë një imazh i monument dhe teksti që thotë "POPULLI |POSTRIBE TRIBES FOFULLF1FOSTRIESM1946ME ME 1946 ME STR TRIE THIRRJEN KUSHTE KUSHTEDOJEEKUSHTEMUNDET. #- DOJE KUSH TE MUNDET KH KUNDRA BISHES SLLAVO KOMUNISTE KOMUNISTEDUKEU'SAKRIFIKU DUKE SAKRIFIKU PER IDEALET IDEALETDEMOKRATIKE IDE DEMOKRATIKE"

Përmes një postimi, Axhami shkruan se legalistët kanë nderuar sot kujtimin e të vrarëve dhe të përndjekurve të Kryengritjes së Postribës. Sipas tij, ajo që ndodhi 80 vite më parë nuk duhet parë vetëm si një ngjarje historike, por si një dëshmi e njerëzve që, sipas tij, u ngritën në mbrojtje të lirisë, familjes, pronës dhe kombit.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

“Postriba është histori në vetvete, është historia e njerëzve me shpirt lirie që mbi gjithçka vendosën nderin, familjen, pronën dhe kombin”, shprehet kreu i PLL-së.

Axhami thekson se në 9 shtator 1946, banorë të Postribës, mes tyre legalistë, nacionalistë dhe klerikë të zonës, u ngritën kundër regjimit komunist, në një kohë kur, sipas tij, kundërshtarët politikë po përballeshin me represion dhe përndjekje.

Mund të jetë një imazh i teksti

Në reagimin e tij, kryetari i PLL-së ndalet edhe te pasojat e kryengritjes. Ai pretendon se reagimi i regjimit ndaj kryengritësve ishte represiv, duke përmendur pushkatime, burgosje, djegie shtëpish dhe internime familjesh.

“Kundër Postribës u krye masakër, duke u shpallur edhe qendër reaksionare”, shkruan Axhami, duke e vendosur ngjarjen në kontekstin e asaj që ai e cilëson si periudhën e përndjekjeve masive politike të regjimit komunist.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, pemë dhe turmë

Në fund të mesazhit të tij, Axhami ka nderuar kujtimin e viktimave dhe të gjithë atyre që vuajtën pas kryengritjes.

“Lavdi martirëve të Postribës që dhanë jetën, u burgosën, internuan dhe u persekutuan për një Shqipëri pa komunizëm”, përfundon ai.

 

Postimi i plote:

1946-9 Shtator-2026
80-vjet nga Kryengritja Antikomuniste e Postribës!
Sot legalistët nderuan Kryengritjen e Postribës!
Ajo që ndodhi në Postribë, si sot para 80-vitesh, nuk është thjesht një ngjarje e shkruar në faqet e historisë. Ajo është histori në vetvete, është historia e njerëzve me shpirt lirie që mbi gjithçka vendosën nderin, familjen. pronën dhe kombin, është histori e njerëzve të zakonshëm që u përballën me ato kohë të jashtëzakonshme.
Mund të jetë një imazh i teksti
Në këtë ditë burrat e Postribës, legalistë dhe shumë nacionalistë të tjerë, klerik të ndryshëm të kësaj krahine u ngritën kundër regjimit komunist duke shprehur hapur kundërshtim ndaj këtij regjimi që po shkelte çdo dinjitet njerëzor!
Si edhe ndodh prej regjimeve diktatoriale, nëpërmjet Divizionit të Shtypjes dhe jo Mbrorjes Popullore siç quhej ai, reagimi ndaj kryengritësve ishte me dorë të hekurt e masa represive, ku me dhjetra prej tyre u pushkatuan me gjyq e pa gjyq, të tjerë u burgosën, shtëpi të tëra u dogjën e shumë familje u internuan, nga ajo ditë dhe në vazhdimësi mbi Postribën u krye masakër duke u shpallur edhe qendër reaksionare.
Ishte koha kur ky regjim kishte filluar përndjekjet e pamëshirshme ndaj kundërshtarëve politik me pushkatime dëbime dhe persekutime masive.
Lavdi martirëve të Postribës që dhanë jetën, u burgosën, internuan dhe u persekutuan për një Shqipëri pa komunizëm
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?