AktualitetPolitike

Konstituohet Kryesia e Re e PD Degës 7, Tiranë!

KAON

Tiranë, 9 Shtator 2026 – Sot u zhvillua mbledhja e kryesisë së Degës 7 të Partisë Demokratike, Tiranë, me rend dite konstituimin e kryesisë së re dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të saj.

Mbledhja nisi me një minutë heshtje në nderim të kujtimit dhe kontributit të ish-anëtarit të kryesisë, Artan Pogoni, i cili u nda nga jeta së fundmi.

Kryetari i Degës, z. Gjovalin Syla, vlerësoi lart përkushtimin e tij ndaj vlerave të Partisë Demokratike.

Në vijim, mbledhja vazhdoi me procesin demokratik të zgjedhjes së nënkryetarëve të degës. Pas propozimeve të paraqitura nga Kryetari z. Syla dhe propozimeve shtesë të ardhur nga anëtarët e kryesisë, u kalua në votim të hapur e transparent.

Në përfundim të procesit të votimit, kryesia zgjodhi katër nënkryetarët e rinj të Degës 7. Bie në sy përfaqësimi me shumicë i grave në nivelin drejtues, ku anëtarja më e votuar për postin e nënkryetares u shpall znj. Alma Shira.

Nënkryetarët e zgjedhur të PD Dega 7 janë:

 Znj. Alma Shira (më e votuara)

 Znj. Eda Shuli

 Z. Ber Begeja

 Znj. Keti Petrela

Gjithashtu, gjatë mbledhjes u paraqitën edhe kandidaturat zyrtare për pozicionin e Sekretarit të Degës, ku u propozuan:

z. Përparim Peposhi

z. Shpëtim Qordja

znj. Mirjam Cama,

Për këta të propozuar do të vijojë procesi i përzgjedhjes sipas statutit nga kresia madhe e PD

Dega 7 e Partisë Demokratike Tiranë shpreh falënderimet për të gjithë anëtarët për pjesëmarrjen dhe ritregon përkushtimin e saj për fuqizimin e strukturave, përfaqësimin e merituar dhe përballjen politike në shërbim të qytetarëve.

I pranishëm në mbledhje ishte dhe i deleguari për degën 7, Grigels Muçollari

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?