AktualitetAnalizeShkrime

Beku, leku dhe tepeleku i Ramës

KAON

Nga Boldnews.al

Muaji i fundit i kësaj vere të nxehtë, por një lajm tej turizmit dhe protestave tërhoqën median franceze për të rikthyer edhe një herë nismën kryeministrore të krijimit të “shtetit Bektashi”. Me pasaportë, territor, para, ndikim dhe përçarje të frikshme, shteti Bektashi u rishfaq dy vite pas idesë së çartur të kryeministrit Edi Rama.

Media “Intelligence Online” ka mësuar se drejtuesit po shqyrtojnë mundësinë e prerjes së monedhave. E njohur si “bek”, monedha ka shumë gjasa të jetë e indeksuar me çmimin e arit. Zyrtarët bektashinj do të lëshojnë gjithashtu pasaporta. Baba Mondi mirëpret rregullisht delegacione të huaja në selinë e tij në kryeqytetin shqiptar, përfshirë edhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme izraelite në fund të vitit të kaluar.

Pikërisht konfirmimi se Baba Mondi mirëpret delegacione të huaja, përfshirë “përfaqësues të Ministrisë së Jashtme Izraelite”, është e vërteta e kësaj nisme që nëse mbyllet me realizim, atëherë Shqipëria do të jetë jo vetëm epiqendra e tërheqjes së turistëve.

Ai b… vend ku mendohet se do shtrihet “shteti Bektashi” po u bëka gati për çështjen e saj më themelore siç është monedha e quajtur “bek”, një gjetje mes fjalës Baktashi dhe Lek… Cila mendje kaq “pjellore” luan me simbolika? Fort i denigruar, lodhur e sakatuar nga skandalet qeveritare dhe protestat masive që kërkojnë dorëheqjen e tij, kryeministri Rama po tenton të shkëpusë sërish vëmendjen nga ajo që po ndodh çdo natë nën zyrën e tij.

Duke “bërë lajm” diçka në dukje të vdekur për shkak të reagimit fetar, por edhe qytetar, Rama është në gjendje të vendosë flakët kudo të mundet, për të djegur këdo, pa menduar se kjo lojë me zjarrin së pari do shkrumbojë vetë atë. Po a është aq i djegur sa po përdor këtë armë si fundin e tij?

Padyshim që risjellja e një çmendurie të tillë do kishte pasoja në një vend që do të përshfaqte një Shqipëri që do ishte shesh për të “shpërthyer” mllefet e çdo reagimi që njihen si “esktremizma”. Synimi me qitje të largët, por jo më larg se “lindja e mesme” mbetet përshfaqja e një “Islami modern” ku ekziston një vend ku pihet raki dhe gratë mund të dalin edhe me shalë e dekolte të zbuluara edhe me bakimin e Baballarëve Bektashi…

Gjëja e parë është vlera monetare “bek”… dhe këtë e sjell vetëm një tepelek që zien nga frika dhe mllefi i protestave poshtë zyrës së tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?