Shendet

Proteina e kancerit, Alzheimerit dhe autizmit… Pse flitet kaq pak për të?

KAON

Proteina e kancerit, Alzheimerit dhe autizmit…
Pse flitet kaq pak për të?

Nga Dr. Altin Joka

E di që dikush mund t’më kundërshtoi vetëm nga ky titull. Por ndonjëherë duhet t”i themi disa gjëra ashtu siç janë, jo vetëm ashtu siç jemi mësuar t’i dëgjojmë.

✅ Një proteinë. Tri nga sfidat më të mëdha të shëndetit njerëzor.
🌑Kanceri. Alzheimeri. Autizmi.

📍Emri i saj është p53.

Një emër i ftohtë, pothuajse pa kuptim për shumicën prej nesh. Por brenda trupit tonë ajo është gjithçka tjetër veçse e parëndësishme.

p53 quhet:
“ruajtësja e gjenomit” ”polici molekular” që patrullon qelizat tona.

Kur ADN-ja dëmtohet, ajo është aty. Kur një qelizë e dëmtuar tenton të vazhdojë të shumohet, ajo përpiqet ta ndalojë.
Kur dëmtimi mund të riparohet, i jep qelizës kohë për ta bërë këtë.

Dhe kur dëmtimi është aq i madh sa qeliza mund të bëhet e rrezikshme, p53 mund të aktivizojë mekanizmat që e çojnë drejt eliminimit.

❤️E zgjuar. Vigjilente. E pamëshirshme kur duhet.

❇️Pikërisht për këtë arsye p53 është një nga mbrojtjet më të rëndësishme natyrore të organizmit kundër zhvillimit të kancerit.

📍Ajo pengon që qelizat me ADN të dëmtuar të vazhdojnë të shumohen dhe ndihmon në frenimin e përhapjes së mutacioneve.

❤️Por historia e saj nuk mbaron këtu.

📍Po Alzheimeri?

Edhe këtu p53 shfaqet në një histori shumë interesante biologjike.

Ajo po studiohet në lidhje me beta-amiloidin, neuroinflamacionin, stresin qelizor, plakjen qelizore dhe vdekjen e neuroneve.

📍Dhe autizmi?

Këtu kërkimet janë ende më të hershme, por p53 lidhet me proceset themelore neurozhvillimore, zhvillimin dhe mbijetesën e qelizave nervore, stabilitetin e ADN-se dhe formimin e lidhjeve sinaptike.

Kjo do të thotë se një proteinë që ne e njohem kryesisht nga biologjia e kancerit, mund të jetë një nga shumë çelësat që po na ndihmojnë të kuptojmë edhe procese shumë më të thella të trurit njerëzor.

🌑Dhe historia bëhet akoma më interesante.

A mund të ndikojë ushqimi te p53? Ushqimi nuk përmban p53.

Por disa përbërës të ushqimit mund të ndikojnë në rrugët biologjike që rregullojnë aktivitetin dhe funksionimin e saj.

🥦 Brokoli dhe familja e krucifereve sulforafan
🍵 Çaji jeshil EGCG
🍎 Shega
🫐 Frutat e pyllit
🍇 Rrushi i zi
🧄 Hudhra dhe qepa
🥜 Arrat dhe disa fara

Pra, herën tjetër kur të dëgjoni emrin p53, mos mendoni thjesht për një tjeter proteinë me një emër të pakuptueshëm.

Mendoni për një nga rojet molekulare të trupit tonë.

Një proteinë që kontrollon dëmtimin, riparimin, ndalimin dhe, kur është e nevojshme, eliminimin e qelizës.

❤️p53.
Një emër i vogël për një histori shumë të madhe.
Dhe unë sot ju tregova vetëm një pjesë të saj.
Shpresoj t’ju informoj më në detaje në të ardhmen
Sido të jetë është një nga historitë më të jashtëzakonshme të biologjisë njerëzore

Dr. Altin Joka
Një shpjegim për foton:
Masa në mes mbi fijet e adn si grumbull blu e vjollcë është proteina p53..anas majtas me të kuqe qeliza tumoriale

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?