Poezi

“Një flokë bore është krejt pa peshë”-Poezi nga Sokrat Turtulli

KAON

Një flokë bore është krejt pa peshë,
Një flokë bore, pothuaj nuk peshon.
Por flokë-flokë kur bën një metër shtresë,
Një pallat të shembi rrezikon.

 

Një pike uji s’është asgjë, vërtetë.
Një vijë uji gërryen dhe një shkëmb,
Disa lumenj krijojnë një det,
Inati i tij dhe në mal të tremb.

 

S’frenon gjuhën, quhesh llafazan,
Dhe llafazanin s’e duron askush.
Gjuha, kur mendim të pjekur mban,
Me kënaqesi e dëgjon gjithkush.

 

Trimëria nuk matet me peshë,
Trimëria nuk ka gjatësi.
Kockë në zemër duhet që të kesh,
Nervaqetë, por edhe pak mençuri.

 

Dija është si një lumë,
Që të gjithë dot s’e pi.
Një njeri që thotë di shumë,
Sigurisht, ai, asgjë nuk di.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?