Flamur Hoxha takim me strukturat e PD: Qeveria e PS nuk ka bërë asgjë për Kukësin
Drejtuesi politik i qarkut Kukës Flamur Hoxha ka zhvilluar takime me strukturat e PD duke theksuar se beteja për zgjedhjet e 2025 do të jetë e vështirë. Deputeti demokrat i bëri apel qytetarëve që kjo është koha që të bëjnë ndryshimin
Nga SYRI TV
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha i cili është caktuar drejtues i PD në qarkun e Kukësit është prezantuar me strukturat e kësaj forcë politike në këtë qark. Hoxha, është shprehur se drejtimi i kësaj zonë është përgjegjësi për zhvillimin e një beteje që do të jetë e vështirë në të gjithë Shqipërinë.
Ne zgjedhjet e përgjithshme te 2021, Partia Demokratike ne qarkun e Kukësit mori dy deputet Flamur Hoxha dhe Isuf Çela ndërsa Partia Socialiste, Gerta Durakun.
