AktualitetPolitike

VIDEO/ Mbledhja e Reformës Zgjedhore, Garda pengon deputetët e opozitës të futen në mbledhje

Deputetët e opozitës janë penguar nga Garda e Republikës që të futen në sallën ku pritet të mbahet mbledhja e Reformës Zgjedhore.

Po ashtu nuk janë lejuar edhe mediat të futen brenda.

Vetëm pas disa momentesh tensioni, disa media mundën të futen brenda.

Ndërkohë, gardistët bllokuan çdo ligjvënës të opozitës të jetë i pranishëm në sallë.

Nga ana tjetër, deputetët demokratë thanë se gardistët kanë dhunuar edhe gazetarët duke tentuar të bllokojnë këdo që të futet brenda.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania