Aktualitet

Benet Beci firmos largime masive nga puna pa motivacion

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u ka dërguar shkresë punonjësve të bashkisë, kopshteve dhe shumë institucioneve të tjera për largim nga puna.

Punonjësit kanë reaguar sot pas shkresës duke u shprehur se nuk kanë një motivacion të qartë se përse janë njoftuar për pushim nga puna pasi nuk ka asnjë arsye.

“Punoj në kopshtin Edith Durham dhe më ka ardhur shkresa për largim nga puna. Mjafton të shkoni atje dhe të shihni punën që bëj dhe më pas gjykojeni vetë. Dje na ka ardhur shkresa,” tha punonjësja e kopshtit për mediat.

Një punonjëse tjetër ka deklaruar se nuk do ta lëshojë vendin e punës sepse është e vetmja e ardhur për familjen. Më tej ajo është shpresuar se nëse nuk marrin zgjidhje, do të kryejë vetëvrasje.

“Duam një arsye se përse na kanë larguar, sepse nuk ka asnjë arsye. Ja kemi dhënë votën për një jetë më të mirë jo që ta na nxjerrin në rrugë të madhe. Vendin e punës nuk  e lëshoj derisa të më mbysin, jam familjare dhe nuk kam se ku të shkoj, do të vras veten nëse nuk zgjidhet situata”, u shpreh ajo.

Ndërsa gjatë prononcimit për mediat, një nga punonjëset, e cila ishte në prag të pensionit, me letrën e paralajmërimit se do të pushohej nga puna, është shprehur se kërkon të drejtën e saj për të qëndruar në punë.

“Jam 62 vjeçe dhe sot kërkoj të drejtën time për të qenë në punë. Paralajmërimi na ka ardhur dje dhe nuk kemi asnjë arsye apo shpjegim se përse do të largohemi nga puna.”

© SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania