ShowStil/Jetë

Dy eliminime, kush u largua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip 3

Gabriele dhe Olsi Bylyku ishin dy banorët që u eliminuan nga spektakli Big Brother Vip 3. I pari që la shtëpinë ishte Gabriele, duke sjellë lot te banorët. Vëllai i Madh hapi një tjetër televotim në të cilin publiku votoi për të preferuarin e tyre, ndërsa banori më pak i votuar ishte pikërisht Olsi.

Banorët të shokuar nuk e besonin dot largimin e tij, ndërsa shumë sugjeronin se është lojë.

Shkak për hapjen e televotimit të dytë është thyerja e rregullave të lojës me ngjitëse, ku pjesa më e madhe e banorëve zgjodhën të mos përfshiheshin aq shumë duke u dorëzuar, ndërsa i pari që nisi me thyerjen e rregullave ishte Juli duke lëvizur dorën për të pirë cigare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania