Aktualitet

Rama: “Mësuesi, forcë e pazëvendësueshme e dijes”

Kryeministri Edi Rama ka folur për Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve.

Nisma vë qendër të vëmendjes mësuesin si forcën e pazëvendësueshme të dijes. Nevoja për t’u adaptuar me kohën kur e kemi filluar këtë punë 10 vjet më parë ka qenë më e thjeshtë, por sot është e papërballueshme sepse prurja e jashtëzakonshme e informacionit dhe zgjerimi i kanaleve të informacionit ku teknologjia po merr një rol të jashtëzakonshëm, është e tillë që vë në pikëpyetje shumë nga gjërat që ne i kemi marrë të mirëqena dhe na vë para përgjegjësisë për të ruajtur disa ekuilibra themelor që sot janë në rrezik.

Shumica prej jush janë prindër dhe e kuptojnë se çfarë ngarkese psikologjike dhe punë kërkon të merresh me një fëmijë. Por kjo kohë nuk e ka vënë në pikëpyetje rolin e mësuesit. Ka vënë në pah domosdoshmërinë që ne ta fuqizojmë rolin e mësuesit sa më shumë të mundemi. T’u japim atyre forcë, motivim dhe aftësi për t’u përballur me atë që koha sjell para sistemit arsimor. Shumë prej tyre duket të papërballueshme për shkak të kontaktit që kanë me teknologjinë, por edhe për shkak të transformimit që teknologjia po i bën kohës së prindërve apo gjyshërve tanë.

Fuqia tërheqëse e tyre për kapitalin njerëzor si yni mbetet sfiduese për të gjithë ne. Oferta e tyre mbetet sfiduese, por ne nuk mund të mos reagojmë qoftë edhe në një mënyrë tradicionale për të ruajtur kapitalin tonë njerëzor sepse përndryshe në një kohë jo shumë të largët mund të mbetemi në një situatë jo të mirë”- tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania