AktualitetPolitike

Radha e Tom Doshit: Nis përplasja në Shkodër…

Shkruar nga Gjergj Zefi

Benet Beci, kryetari i bashkisë së Shkodrës, sipas të gjitha gjasave po shndërrohet në figurën politike më të rëndësishme të Partisë Socialiste. Një kosto që Edi Rama e ka pritur por që nuk ka dashur ta promovojë si të tillë. Pasi gjithmonë e rrëfen zgjedhjen e mazhorancës në Shkodër si “demokrate” për të rrëzuar përkohësisht PD-në, por që në realitet, Edi Rama nuk ka më kontroll në territor.

Kontrollin në Shkodër, Rama ja kishte besuar Tom Doshit, të cilin e kishte lënë për vite e vite si “mytesarifin” e Shkodrës, por që realisht Toma nuk i dha Ramës një kandidat fitues, apo ca vota më shumë. Megjithatë, Edi Rama, siç ka ndodhur me të fortët i ka mbajtur afër pasi tek to e ka pasur fuqinë që vetë nuk e ka në territor.

Lëvizja që Edi Rama kreu në Shkodër në zgjedhjet lokale me Benet Becin, ishte realisht një zhvillim që i kalon caqet e një manovre provinciale.

Edi Rama kandidoi si kryetar bashkie atje një personazh, i cili siç e tregoi edhe realiteti ishte më shumë se një emër që korr konsensus.

Benet Beci, i cili theu akullin e fitores socialiste në Shkodër është në të vërtetë një celës politik, që është më i madh edhe se vetë parashikimet e llogaritjet politike.

Shkodra sot, nuk është një bashki, por një pol i rëndësishëm politik, ndoshta edhe i njëjtë sa Tirana.

 

Benet Beci është një personazh politik që ka kapërcyer ylberin socialist, e ku me gjasë, nëse do të dojë të hyjë në polikë mund të bëjë diferencën e një kontrofigure reale. Një sondazh që njerëz pranë Edi Ramës kanë udhëhequr kohët e fundit, kanë nxjerrë se Benet Beci është socialisti i dytë pas kryeministrit që ka popullaritetin më të madh.

E siç mësohet, këtë sondazh e kanë edhe amerikanët, që nga Shkodra së bashku me Altin Dumanin ju përgjigjën shantazhit të mazhorancës për të kontrolluar SPAK.

Zhvillimi politik i djeshëm, i cili i hoqi Tom Doshit fuqinë politike në qarkun Shkodër, është vetëm fillimi i një caku të ri, i një furtune politike që do të shkaktojë mjaft viktima. Kësaj herë brenda mazhorancës, por që do të lehtësojë shumë socialistë, sidomos socialistë shkodranë. Të cilët kanë qenë më keq kur partia e tyre ishte në pushtet sesa në opozitë. Përveç rastit aktual kur Elisa Spiropali dhe Benet Beci i kanë respektuar, dëgjuar e madje një pjesë të tyre edhe vlerësuar.

Në Shkodër, nëse bëhet një sondazh mes socialistësh, Benet Beci dhe Elisa Spiropali konsiderohen më popullorë se Edi Rama, i cili mban afër edhe ca përbindësha që kanë dhunuar socialistët, qytetarët, gazetarët e njerëz normal gjatë viteve të tmerrshme të terrorit berishjan. / Pamfleti

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania