AktualitetBota

Papa Françeku: Viti 2023 i dominuar nga lufta, t’i jepet fund!

KAON

Papa Françeku ka bërë thirrje për më shumë paqe e dashuri. Teksa ka kujtuar vitin 2023 si një vit të dominuar nga lufta, nga sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku u lut për ‘popullin e Ukrainës dhe popullsinë palestineze, izraelite, sudanez e shumë të tjerë’ që të jetojnë në paqe dhe pa luftë.

“Në fund të vitit, ne do të kemi guximin të pyesim veten se sa jetë njerëzore janë shkatërruar nga konflikti i armatosur, sa të vdekur dhe sa shkatërrime, sa vuajtje, sa varfëri.  Kushdo që ka interes nga këto konflikte, duhet të dëgjojë zërin e ndërgjegjes, t’i jepet fund shkatërrimeve”, ka thënë më tej Papa Françesku.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?