Balla ultimantum policëve: Të vetëdeklarohen nëse kanë përdorur telefona të koduar
Ministri Balla i ftuar në emsionin Opinion, tha se të gjithë punonjësit e policisë duke nisur nga dita e hënë duhet të deklarojnë nëse kanë pasur akses në telefon me aplikacionin Sky ECC.
“Prej ditës së hënë me marrjen e detyrës nga drejtuesi i ri i AMP-së, një prej formularëve të pastërtisë së figurës që duhet të plotësojnë të gjithë punonjësit e policisë ku deklarojnë nëse kanë pasur thjesht dhe vetëm akses ose kanë zotëruar një telefon të koduar.
Nuk besoj që një punonjësi policie i duhej të kishte një qasje ose të zotëronte… Ky ka qenë një diskutim që më është dashur të konsultohem me drejtuesit më të lartë të Interpolit, sepse kjo ka marrë vëmendje të madhe, dhe ju jap të drejtë juve mediave, sepse unë mendoj njëlloj si ju, nuk e gjej dot arsyen përse një punonjës policie duhet ta ketë një pajisje të tillë”, tha Balla.
Ministri i Brendshëm bëri me dije rreth 10% e komunikimeve në telefonat e koduar, si Sky ECC dhe Encro Chat, janë në gjuhën shqipe, teksa shtoi se zbërthimi i këtij apikacioni është bërë indicie për zbulimin e shumë ngjarjeve kriminale.
“Aty ka një përqindje të caktuar të komunikimeve në gjuhën shqipe. 10% e komunikimeve janë në gjuhën shqipe. Ajo që është e rëndësishme dhe sfida që kemi përballë, është pjesa që lidhet që gjithë komunikimet aty të bëhen pjesë e hetimeve të tjera.
Aty ka shumë indicie të rëndësishme. Po të shikoni komunikohet që janë aty te rasti dosjes në fjalë, këto duhen përputhur me ngjarje të tjera. Mendoj që jemi në rrugën e mbarë për të shkuar në një pastrim radikal të botës kriminale në Shqipëri”, tha Balla.
