Fituesja ukrainase e Eurovizionit, në listën e më të kërkuarve nga Rusia!
Ministria e Brendshme e Rusisë ka përfshirë këngëtaren ukrainase Jamala me origjinë tartare të Krimesë në listën e të kërkuarve.
Në bazën e të dhënave asnjëherë nuk përmendet se në cilin nen është ngritur çështja penale. Megjithatë, Jamala akuzohet për përhapjen e “lajmeve të rreme” për ushtrinë ruse. Ajo është në listën e të kërkuarve që nga mesi i tetorit.
Një gjykatë ruse kishte lëshuar një urdhër arresti në nëntor në mungesë të saj. Në vitin 2016, Jamala, që përfaqësonte Ukrainën, fitoi Konkursin e Këngës në Eurovizion me këngën e saj për dëbimin e tatarëve të Krimesë gjatë epokës së Stalinit. Këngëtarja ka dënuar aneksimin e Krimesë që nga viti 2014.
“Shekujt e Perandorisë Ruse, atëherë Bashkimi Sovjetik, tani Rusia bënë shumë propagandë për të na mbyllur gojën. Pastaj i thanë gjithë botës se ne nuk ekzistonim. Por ne e dimë të vërtetën. Unë e di të vërtetën. Prandaj për mua është vërtet e rëndësishme ta tregoj këtë të vërtetë përmes secilës prej këngëve në këtë album”, tha Qirim Jamala .
Jamala aktualisht është në një turne për rritjen e fondeve dhe ndërgjegjësimit në Australi.