Aktualitet

Pogradec-Qafë Thanë, makina përplaset me motorin, një i plagosur

Aksident në rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”. Policia bën me dije se mëngjesin e sotëm pranë fshatit Buqezë, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin S. H., rreth 27 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. Sh., rreth 48 vjeç.

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i motomjetit i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Me drejtuesin e automjetit S. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?