(VIDEO) Me kosore dhe sëpatë në dorë/ Sherri mes dy familjeve në Pukë
Këto janë pamjet e rënda nga momenti i përplasjes mes dy familjeve në Pukë, ndodhur një ditë më parë, ku si pasojë mbetën të plagosur 3 persona, Florin Zefi, Bardhe Zefi dhe Kol Marku.
Siç shihet nga pamjet, anëtarët e dy familjeve përplasen me njëri tjetrin, ndërsa në duar mbajnë kosore dhe sëpatë.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Gjegjan, ku dyshohet se familjet Marku e Zefi u konfliktuan për çështje pronësie.
Total 0 Votes
0
0